Pas miqësores së fituar kundër Portimonense, Jose Mourinho ngrohu zemrat e portugezëve duke konfirmuar dëshirën e tij për t’u rikthyer një ditë si trajner në vendin e tij të lindjes.
I intervistuar nga Sport TV, “Special One” foli hapur për mundësinë e një dite për të drejtuar një klub apo edhe ekipin kombëtar.
“Patjetër që do të kthehem në Portugali. Nuk ka ndodhur ende, por do të ndodhë. Jo sepse ndihem afër fundit, por pikërisht sepse jam ende larg tij. Dua të kthehem në vendin tim kur të jem ende në krye, i shëndetshëm dhe në formën më të mirë fizike dhe mendore. Nuk kam dyshime, do të kthehem”, tha ish-trajneri i Interit, Portos, Real Madridit, Chelseat, Manchester Unitedit, Totenhemit, Romës dhe aktualisht te Fenerbahçe.