Motra 15-vjeçare vdiq nën rrënoja, vëllai i vogël e kërkon dhomave të spitalit
BILLI

Lexo edheNjë tjetër biznesmen dhuron një shumë të lartë për të prekurit nga tërmeti

Pamje që të rrëqethin mishin janë të gjitha ato që shohim pas tërmetit të 26 nëntort.
Sindrit Caca, vëllai i Manjola Cakonit, e cila ka humbur bashkëshortin Kastriotin dhe vajzën e saj Drita Cakoni, 15 vjeçe, ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë për strehim dhe psikolog për motrën e tij dhe djalin e saj 10 vjeç.
Manjola momentalisht gjendet e shtruar në spitalin e Traumës, ndërsa vëllai i saj kërkon strehim në Tiranë dhe ndihmën e psikologut sidomos për 10 vjeçarin.

Lexo edheNjë tjetër biznesmen dhuron një shumë të lartë për të prekurit nga tërmeti
Vogëlushi, ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar edhe të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.
Shpesh ai pyet nëse motra gjendet në ndonjërën nga dhomat e spitalit.