back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeNjë tjetër biznesmen dhuron një shumë të lartë për të prekurit nga...

Një tjetër biznesmen dhuron një shumë të lartë për të prekurit nga tërmeti

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Pasi tërmeti i fuqishëm i të martës goditi Shqipërinë, shumë vullnetarë, biznesmenë, organizata dhe individë nga mbarë trojet shqiptare e diaspora, kanë kontribuar me ushqime, batanije, çadra dhe ndihma monetare për të prekurit nga tërmeti.

Përveç shqiptarëve edhe biznesmenë, individë dhe grupe e organizata nga rajon dhe më gjërë janë sensibilizuar me situatën dramatike që po ndodh në Durrës dhe në disa qytete përreth tij.

Mësohet se edhe biznesmeni Pëllumb Salillari ka dhuruar një million dollarë për të prekurit nga tërmeti në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, sipërmarrësi thekson se “Ky solidaritet është shumë i nevojshëm në këto momente”.

Postimi i plotë:

S’do ta kisha dëshiruar kurrë që komunikimi im publik të vendosej në këto rrethana, kur vendi është i tronditur si asnjëherë më parë e mijra jetë njerëzore janë përmbysur nga kjo fatkeqësi e paprecedentë.

Kam përjetuar çdo sekondë të dhimbjes kolektive si bashkëshort e prind, si gjysh që s’gjen fjalë t’ju rrëfejë fëmijve se çfarë po ndodh, si sipërmarrës që ndan çdo ditë shqetësimet e qindra të punësuarve e familjeve të tyre, që i ka kapluar paniku.

Kam ndarë, si shumë të tjerë, dhimbjen për qindra njerëzit e bllokuar nën rrënoja a të mbetur pa strehë, sikundër edhe krenarinë për solidaritetin e paparë ndërshqiptar. Momente që s’do t’i harrojmë për gjithë jetën e që na bëjnë të vlerësojmë rrugëtimin tonë në këtë jetë!

Jam prekur sinqerisht nga mesazhet dhe angazhimi i dhjetra qytetarëve të thjeshtë e sipërmarrësve, për t’ju gjendur vëllezërve e motrave në nevojë, e me zemër i bashkohem thirrjes për të kontribuar në këto ditë të vështira, sikundër përherë ka bërë shqiptari për shqiptarin.

Ky solidaritet është shumë i nevojshëm në këto momente dhe ne duam të ndihmojmë familjet e dëmtuara nga ky tërmet dhe ai i shtatorit duke dhuruar 1 milion USD në llogarinë e hapur nga Qeveria per tërmetet.

Shpresoj qe kto përpjekjet tona të përbashkëta t’i lehtësojnë sadopak vuajtjet e këtyre ditëve e të rikthejnë shpresën e besimin, që bashkë jemi më të fortë se çdo trill i natyrës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz