Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin ku u përfshin 3 makina
03

Lexo edheLajm i mirë, këto janë temperaturat për ditën e sotme

Tre persona janë lënduar nga aksidenti i mëhershëm që ndodhi në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet, në të cilin kanë qenë të përfshirë tri automjete.
Kështu kanë thënë nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për “Zeri.info”
Në përgjigjen e tyre “Zeri.info”, thuhet se personat kanë pësuar lëndime të lehta.
Lexo edheLajm i mirë, këto janë temperaturat për ditën e sotme
“Rreth orës 02:00 ka ndodhë aksidenti në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ku janë lënduar tre persona. Të njëjtit kanë pësuar lëndime të lehta. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, njofton PK’ja.