back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeMoti nesër dhe ditëve në vazhdim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të ngjajshme

Kushtetuesja ia nis punës për rastin që ua çoi Lista Srpska

Lista Serbe është ankuar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me...

Kim Jong Un zhduk çdo gjurmë të ADN nga Pekini

Një ndër momentet që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...

Të paktën 15 të vdekur pasi tramvaji në Lisbonë del nga shinat

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi teleferiku...

Haziri kritikon Kurtin: I dha homazh një të dënuari për krime lufte në Kosovë

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, në Debat Plus ka folur edhe...

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në disa rajone ende pritet ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë orëve të mëngjesit.

Gjatë ditës priten intervale me diell dhe vranësira lokale, ndërsa pasdite përsëri mund të ketë zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Në shumë vise nuk priten reshje. Temperaturat pritet të luhaten nga 14 minimalja deri në 28 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Vranësirat vende-vende do të marrin karakter zhvillimi të fuqishëm duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Priten stuhi të shkurtra lokale.

Të Premten përmirësim i motit në të gjitha viset. Presim shumë më shumë diell dhe shumë më pak vranësira. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, ndërsa pasdite rrallë në disa zona malore në Shqipëri mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me ndonjë bubullimë.

Fundjava e qetë, me diell, por edhe me kalime vranësirash të herëpashershme. Mund të ndodhë ndonjë reshje afatshkurtër, e dobët lokale./MeteoBallkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz