Kosova sot pritet të ketë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.
Sipas IHMK-së, vranësirat do të jenë gjithnjë në zhvillim, duke krijuar kushte për vranësira konvektive nëpër disa vende, ku ditën e martë do të përcillen me shkarkime elektrike.
Vlera minimale e temperaturës do të lëvizë ndërmjet 3-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9 – 16 gradë celsius.
Shtypja atmosferike do të jetë labile me ulje dhe ngritje rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s