Mosmarrëveshje për parking në Mitrovcë, përdoret edhe arma
03

Lexo edheTelashe në këtë dasëm në Mitrovicë, ndërhyn edhe policia

Para disa minutave në Mitrovicë është shtënë me armë zjarri. Nga kjo gjuajtje nuk është lënduar askush përderisa dyshohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshje për parkimin e dy veturave, raporton Gazeta Express.
Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe zyrtari për informim nga policia në Mitrovicë, Avni Zahiti. Ai tha se arma është konfiskuar dhe në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
“ Ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” dyshohet se një person ka shtënë me armë zjarri, është konfisku edhe arma”, tha Zahiti.

Lexo edheTelashe në këtë dasëm në Mitrovicë, ndërhyn edhe policia
