back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMoskës i është shkaktuar dëm prej 7 miliardë dollarësh – Zelensky jep...

Moskës i është shkaktuar dëm prej 7 miliardë dollarësh – Zelensky jep detaje rreth sulmit ndaj bazave ajrore ruse që ‘do të jetë në librat e historisë’

Të ngjajshme

A do të marrë pjesë Izraeli në “Eurovision 2026”?

Organizatorët e Festivalit të Këngës në Eurovision, galaja e muzikës...

Fadil Fazliu kërkon lirimin nga paraburgimi, ofron 40 mijë euro garanci

Fadil Fazliu i akuzuar për pengim të drejtësisë nga...

Astronauti rus dëbohet nga programi i SpaceX, dyshohet për spiunazh

Roscosmos njoftoi se Oleg Artemyev është tërhequr nga misioni...

AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi...

Volodymyr Zelensky ka bërë reagimin e tij të parë ndaj sulmit të Ukrainës ndaj bazave të shumta ajrore ruse, duke përshëndetur “rezultatin absolutisht të shkëlqyer”.

“Një vit, gjashtë muaj dhe nëntë ditë nga fillimi i planifikimit deri në ekzekutimin efektiv”, shkroi ai në një postim në faqen e mediave sociale X, duke e etiketuar atë si “operacioni ynë më afatgjatë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Presidenti ukrainas tha se ata që ishin të përfshirë në përgatitjen e operacionit u tërhoqën nga territori rus në kohë, pavarësisht se ministria e jashtme e Rusisë më parë pretendoi se “disa pjesëmarrës” ishin ndaluar.

“Sigurisht, jo gjithçka mund të zbulohet në këtë moment, por këto janë veprime ukrainase që padyshim do të jenë në librat e historisë”, shtoi ai.

“Ukraina po mbron veten, dhe me të drejtë – ne po bëjmë gjithçka që Rusia të ndiejë nevojën për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

“Rusia e filloi këtë luftë, Rusia duhet ta përfundojë atë”.

Në një mesazh të veçantë në Telegram, Zelenskyy tha se 117 dronë u përdorën në operacion, dhe ai konfirmoi se “njerëzit tanë u nxorën nga territori rus… tani janë të sigurt”.

Kujtojmë se reagimi i tij erdhi pas një sulmi në shkallë të gjerë i Ukrainës në baza të shumta ajrore thellë në Rusi.

Ndërkohë në një postim në Telegram, shërbimi i sigurisë së Ukrainës ka thënë se kostoja e vlerësuar “e aviacionit strategjik të armikut” të goditur në sulmin e së dielës është në 7 miliardë dollarë.

“34% e transportuesve strategjikë të raketave në fushat kryesore ajrore të Federatës Ruse u goditën”, shtoi SBU.

Ai tha se po bën gjithçka “për të dëbuar armikun nga toka jonë amtare” dhe u zotua të mundë Rusinë “në det, në ajër dhe në tokë”. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz