BallinaOpinioneMos e përdorni Prekazin për të larë turpin tuaj politik

Mos e përdorni Prekazin për të larë turpin tuaj politik

Të ngjajshme

“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet...

Bastisje tek Agjencia Kadastrale

Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e...

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është goditur nga një predhë e...

Zjarr në Dardani të Prishtinës, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një kontejner mbeturinash është përfshirë nga zjarri mëngjesin e...

Shkruan: Arjanit Hoxha

Prekazi nuk është skenë për fotografi politike. Prekazi është vendi ku gjaku i Adem Jashari dhe familjes Jashari u bë themel i rezistencës dhe lirisë së shqiptarëve.

Prandaj është fyerje për çdo shqiptar kur politikanë që kanë dështuar në mbrojtjen e dinjitetit kombëtar vrapojnë drejt Prekazit për të bërë propagandë dhe për të përdorur emrin e familjes Jashari si mburojë për pazaret e tyre të pushtetit.

Sepse e vërteta që ju mundoheni ta fshehni është kjo:

Është hipokrizi të flisni për bashkim në Prekaz, ndërsa qeverisni krah për krah me Stoilkoviçin — njeriun që admironte politikën e Slobodan Milosheviçit dhe që sot ushqehet me projekte si “srpski svet”, të përkëdhelura nga Aleksandar Vuçiçi.

Mos e përdorni Prekazin për të mashtruar shqiptarët.

Sepse është hipokrizi të shkoni në atë vend të shenjtë në emër të bashkimit, kur të gjithë e dimë se këtë nuk e bëni për shqiptarët, por për të ruajtur pushtetin dhe për të përmbushur obligimet ndaj kumbarëve politikë — ndërsa po heshtni:

• kur nëpërkëmbet gjuha shqipe

• kur hiqen mekanizmat që garantojnë përfaqësimin e shqiptarëve në punësim

• kur shqiptarët nënçmohen në polici, ushtri, spitale dhe institucione arsimore

• kur studentëve shqiptarë u mohohet e drejta të japin provime në gjuhën e tyre amtare

• kur stadiumet mbushen me kore raciste kundër ekipeve shqiptare

• kur partnerët tuaj të koalicionit shfryjnë mllefin ndaj shqiptarëve çdo ditë

Prekazi nuk është dekor për politikë të vogël.

Prekazi është amanet.

Amaneti i familjes Jashari nuk ishte që pushteti të mbahet duke qenë i dëgjueshëm ndaj padronëve, por që shqiptarët të jetojnë me dinjitet, barazi dhe krenari në tokën e tyre.

Prandaj, kur të hyni në Prekaz, të paktën ulni kokën dhe skuquni.
Sepse po shkelni mbi tokën që u la me gjakun e familjes Jashari — dhe ai gjak nuk mund të përdoret për të mbuluar pazaret tuaja politike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz