Momenti i shpërthimit nga sulmi në Rusi (Video)
BILLI·

Mbi 50 të plagosur rëndë dhe për më keq edhe rreth 12 të vdekur është bilanci i sulmit të ditës së hënë në metronë e Shën Petersburgut në Rusi.
Ky sulm, përcjell Telegrafi, i cili nga autoritetet ruse është cilësuar si sulm terrorist, ka ndodhur në trenin që po udhëtonte Sennay Ploshchad dhe Sadovaya.
Mediat e huaja kanë raportuar se bëhet fjalë për një shpërthim i ardhur pasi një burrë kishte vendosur një çantë, derisa treni ishte në lëvizje.
Gjatë ditës së djeshme, ka reaguar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, i cili kishte thënë se nuk përjashtohet as mundësia e një sulmi terrorist.
Lexo edheKy njeri udhëtoi në 60 shtete për 4 vite dhe e gjeti Islamin gjatë rrugëtimit
Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullojnë video të cilat thuhet se tregojnë momentin e shpërthimit.














