back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeMomenti kur Sami Lushtaku gjuan me revole nga gëzimi për lirimin e...

Momenti kur Sami Lushtaku gjuan me revole nga gëzimi për lirimin e Fatmir Limajt (VIDEO)

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka mbledhur miq e dashamirë në odën e tij në Banjë të Malishevës për të gostitur ata, pas lirimit nga akuzat për korrupsion sa ishte ministër i Transportit, transmeton koha.net.

- Advertisement -

Me sofra të shtruara e me muzikë nga folklori shqiptar, të ftuarit kanë festuar së bashku.

Por siç shpesh në vendin tonë, atmosfera nuk ndizet pa të shtëna armësh. Dhe këta burra, disa prej të cilëve janë figura të larta në skenën politike, me radhë gjuajnë nga dritarja.

I ulur këmbëkryq në odën e Limajt, Sami Lushtaku nuk e merr mundin as të ngrihet në këmbë. Ai nxjerr armën dhe shtie diku jashtë, pa pasur idenë ku mund të bjerë ai plumb.

Pas tij, ngrihet të festojë me armë ish-këshilltari i Fatmir Limajt, Endrit Shala, i cili po ashtu ishte i akuzuar në grupin e MTPT-së dhe i liruar nga akuzat.

Dhe për fund, është ministri i diasporës Dardan Gashi, i cili del në dritare dhe zbraz rafalin.

Ajo që dallohet në këtë video, është fakti se asnjëri nuk gjuan me armën e njëjtë, rrjedhimisht, në këtë odë ka disa armë.

Ndër të tjera, dëgjohet një zë në sfond e ngjan të jetë zë i një të mituri që po festonte bashkë me burra në odë.

I kontaktuar nga KTV, ministri Dardan Gashi ka pranuar për KTV-në se ka shtënë me armë në një festë familjare siç e ka quajtur ai, diku në një shtëpi, pa treguar ku është ajo shtëpi dhe kohën kur ka ndodhur.

KTV-ja ka kontaktuar edhe Endrit Shalën, por ai nuk ka dashur ta komentojë rastin.

Ndërkohë, Sami Lushtaku, i cili po ashtu u lirua nga akuzat për krime lufte ditë më parë, i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se ka gjuajtur me një armë joreale, armë gazi.

Lushtaku ka thënë se 10 persona kanë gjuajtur me një armë, por në video shihet se secili gjuan me armën e vet.

Policia e Kosovës ka thënë se për rastin po njoftohet tash nga KTV-ja dhe se çdo informacion të çfarëdo natyre që e pranon, e trajton bazuar në procedurat ligjore, andaj menjëherë kanë nisur procedurat në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe varësisht nga hetime, do të ndërmerren të gjitha masat në lidhje me hetimin e ngjarjes.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me qeverinë dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, vazhdimisht lansojnë fushata, ku u bëhet thirrje qytetarëve që të festojnë pa armë.

Shpeshherë në Kosovë janë shënuar incidente nga plumbat qorrë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz