Momenti kur Osmani dhe Selmanaj këndonin “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”
BILLI

Lexo edheI larguan nga banesa, familja nga Skenderaj kërkojnë ndihmë për strehim

Gjatë seancës së Kuvendit, të mbajtur të martën, ndodhi një përplasje e ashpër mes bashkëpartiakve, Vjosa Osmani dhe Driton Selmanaj, shkruan Gazeta Blic.
Përplasja e fortë mes tyre, ndodhi pasi kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ia ndaloi fjalën deputetit Driton Selmanaj.
Por, para di muajsh, të dy së bashku, duartrokitnin dhe kërkonin votë për njëri-tjetrin.
Madje, në disa raste i bashkonte edhe muzika.

Lexo edheI larguan nga banesa, familja nga Skenderaj kërkojnë ndihmë për strehim
Në fushatën zgjedhore të 6 tetorit, kënga e Adelina Ismailit “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”, i bashkonte aq fort këta të dy, sa që e këndonin atë me entuziazëm të madh.
Gazeta Blic, ju sjell një video nga një lokal, ku në mesin e shumë personave, Vjosa Osmani dhe Driton Selmanaj, e këndojnë këngën e këngëtares Ismaili.