Momenti i madh po afron: Familjarët e katër ish-krerëve të UÇK-së futen në sallë për ta dëgjuar verdiktin
dp

Lexo edheMë pak se një orë deri në nisjen e seancës për katërshen e UÇK-së

Familjarët e katër ish-krereve të UÇK-së tashmë janë futur brenda në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, ku pas pak minutash pritet të dëgjojnë aktgjykimin ndaj të afërmve të tyre, transmeton IndeksOnline.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, presin sot aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë.

Lexo edheMë pak se një orë deri në nisjen e seancës për katërshen e UÇK-së
Të katërt i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.
Prokuroria ka kërkuar dënime prej 45-vjetësh burgim për secilin prej tyre, ndërsa ekipet e mbrojtjes kanë kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm.
Sytë e Kosovës janë sot drejt Hagës, ku pas pak pritet të bëhet publik një nga vendimet më të rëndësishme të këtij procesi gjyqësor./IndeksOnline/