LIVE nga Haga: Gjykimi nuk është për UÇK-në, por për akuzat ndaj katërshes
dp

Lexo edheKush janë katër gjyqtarët që do vendosin sot fatin e ish-krerëve të UÇK-së?

Pak para shpalljes së vendimit në Hagë, procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është rikthyer te thelbi i aktakuzës.
Në qendër të shqyrtimit janë veprimet dhe përgjegjësia e të akuzuarve për krimet e pretenduara në aktakuzë.
Gjatë seancës u bë e qartë se procesi gjyqësor nuk synon të trajtojë legjitimitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo qëllimin e saj për një Kosovë të pavarur.

Lexo edheKush janë katër gjyqtarët që do vendosin sot fatin e ish-krerëve të UÇK-së?
Po ashtu, fokusi i kësaj çështjeje nuk është vlerësimi i luftës mes palëve apo krimet e kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.
Vendimi pritet të përcaktojë nëse krimet e përfshira në aktakuzë janë kryer dhe nëse katër të akuzuarit mund të mbahen përgjegjës për to.