BallinaLajmeMolliqaj në heshtje

Molliqaj në heshtje

Të ngjajshme

Prokuroria e Gjilanit e lë në liri Arianit Sllamnikun, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

Kolaboracionisti Arianit Sllamniku është lënë në liri. Kjo është bërë...

Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka njoftuar...

Bashkëshortja e analistit pro-pushtetit Xhevdet Pozhari aplikon për gjyqtare në Kushtetuese

Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit politik Xhevdet Pozhari, është...

Ish-sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktualisht deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj mungoi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, që po zhvillohet sot në Prishtinë.

Në këtë mbledhje, krahas Molliqajt, nuk shkoi as kryetari i partisë Visar Ymeri. Por, Ymeri arsyetoi mungesën në mbledhje, përmes një shkrimi të postuar në rrjetin social Facebook.

Por, Molliqaj ende nuk ka folur për mungesën e tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-sekretari Organizativ është kthyer në protagonist brenda partisë, pasi tre ditë më parë deklaroi se nuk e mbështet kandidaturën e Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në intervistë për Klan Kosovën, Molliqaj pranoi se brenda subjektit ka ndarje në grupe. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz