I thash unë të vij tek ai njeri? S’ka shanse në botë. Dy ditë para koncertit bëmë një sherr shumë të madh e thashe këtu ka diçka që nuk shkon. S’ka dashur që unë të shkoj me te. Makinë kisha po nuk kisha patentë dhe lokali ishte në një qytet tjetër.
Moderatorja shqiptare kishte paguar detektiv, për ta ndjekur të dashurin e saj

Moderatorja ka zbuluar detaje nga jeta e saj.
Moderatorja e njohur Ester Byluku ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn. Ajo ka rrëfyer të reja rreth jetës private dhe ka folur rreth skenave të xhelozisë.
Esteri ka treguar se dikur bëhej shumë xheloze për ish-partnerin dhe madje kishte punësuar një detektiv për ta ndjekur. Detektivin e kishte paguar disa qindra euro për t’i siguruar foto dhe video nga clubi ku ndodhej ai.
“Kjo ka ndodhur para pak vitesh. Kishte mik një këngëtar i cili do mbante koncert në një club. Unë me këtë mikun e tij urreheshim për vdekje, e kishim shumë inat njëri-tjetrin. E më thotë zemër ne do ikim në club dhe do jemi vetëm çuna, gjithsesi po të duash hajde.

Lexo edhePa botoks dhe filerë: Melania Trump ka zbuluar sekretin e dukjes së shkëlqyeshme të saj në moshën 50-vjeçare














