Ish-manekinia ende duket si super-modele, ndërkaq shumica pyesin ku qëndron sekreti i dukës së saj rinore.

Është e vështirë të besohet që dama e parë e SHBA-së i ka 50 vjet, mirëpo do t’jua rikujtojmë që bukuroshja nga Sllovenia gjithmonë është kujdesur për shëndetin dhe bukurinë e vet.

Melania gjoja se me bashkëshortin nuk e ndan të njëjtën dhomë gjumi, por flenë gjumë ndaras dhe zgjohet herët për të bërë gati për të shkuar në shkollë djalin e tyre 14-vjeçar, Baron, shkruan Washington Post, përcjell Telegrafi.

Ha së paku shtatë kokrra pemë në ditë, ndërkaq për revistën GQ ka zbuluar që ditën e fillon me smoothie apo qull.

„Asgjë nuk kam bërë në fytyrë as në trup“

Në një intervistë për Allure, Melania ka theksuar që është kundërshtare e botoksit dhe që në banesën e vet ka sallonin personal të kozmetikës në të cilin cakton masazhin dhe grimin.