BallinaLajmeMobilizohet dega e PDK-së në Çubrel, jemi më të fortë pa kryetarin...

Mobilizohet dega e PDK-së në Çubrel, jemi më të fortë pa kryetarin e deritanishëm, ai iku për përfitime personale (FOTO)

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Dega e PDK-së në fshatin Çubrel ka reaguar pasi ish kryetari i kësaj dege është larguar për interesa personale siç thanë ata. Dega e PDK-së në fshatin Çubrel thotë se nuk ka ndikuar aspak në nëndegën tonë, por përkundrazi veç sa i ka dhënë zemër dhe motiv edhe më të madh anëtarve dhe votuesve të PDK-së në këtë degë, shkruan Drenica Press.

Anëtarët e kryesisë së kësaj dege kanë zhvilluar një takim edhe kanë shprehur paluhajtshmërinë e tyre ndaj PDK-së. Ata thonë se: Partia Demokratike e Kosoves nëndega Çubrel njofton opinionin dhe votuesit e PDK-se se nga kjo degë nuk ka asnjë luhatje ose largim grupor siç është thënë. Nga nëndega jonë janë larguar kryetari dhe një anëtar i thjeshtë i nëndegës!

Kjo nuk ka ndikuar aspak në nëndegën tonë, por përkundrazi veç sa i ka dhënë zemër dhe motiv edhe më të madh anëtarve dhe votuesve të PDK-së. Ne do të jemi edhe më të fuqishëm dhe më të organizuar ne keto zgjedhje.

Të larguarit nga PDK-ja nga sot nuk përfaqësojnë asgjë që ka të bëj me PDK-në, perveç se vetën e tyre si individ!

Ne vazhdojme aty ku e lamë

Në përkrahje të PDK-së dhe kandidatit të PDK-së për kryetar, z. Sami Lushtakun!

Me respekt
Kryesia e nëndegës së PDK-së në Çubrel!

Të bashkuar, na priftë e mbara!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz