back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeMKRS-ja investon 470 mijë euro në Shtime

MKRS-ja investon 470 mijë euro në Shtime

Të ngjajshme

Vjen ‘goditja’ për Dolcen nga njerëzit e Edit!

Mbrëmjen e djeshme, Edi u njoftua zyrtarisht nga Vëllai...

Aksident me lëndime në Koshtovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

10 albumet më të mira të vitit 2025, sipas Rolling Stone

Bota e muzikës bëri lëvizje të papritura gjatë këtij...

 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot dy memorandume të bashkëpunimit për investime kapitale në Komunën e Shtimes. Këto dy projekte arrijnë vlerën e gati gjysmë milioni euro.

Memorandumet kanë për qëllim mbështetjen financiare për realizimin e projekteve “Ndërtimi i Qendrës Rinore në Shtime” në vlerë prej 250 mijë euro dhe “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Shtime” në vlerë prej 220 mijë euro, investime të cilat parashihen të realizohen këtë vit.

Ministri Kujtim Shala, tha se Ministria përmes përkrahjes financiare të projekteve të ndryshme kapitale, po realizon politikat e planifikuara të Qeverisë, konkretisht të MKRS-së, në krijimin dhe përmirësimin e kushteve për të rinjtë dhe sportistë. Këto dy projekte do të shërbejnë në të mirë të qytetarëve të Shtimes me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe plotësimit të kushteve për realizimin e aktiviteteve rinore e sportive.

Ndërkaq, kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, shprehu falënderimin për Ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë për komunën që ai drejton, duke theksuar se këto dy projekte janë jashtëzakonisht të dobishme për banorët e Komunës së Shtimes, sidomos për të rinjtë dhe sportistët, ngase ata do të kenë hapësirat e nevojshme për të kryer aktivitetet dhe realizuar qëllime e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz