Mjerimi i shëndetësisë kosovare, pacientët presin, mjekët “sallamaditen” (Video)
01·

Shëndetësia në Kosovë vazhdon të jetë në gjendje aspak të kënaqshme. Videoja në vazhdim pasqyron normalitetin kosovar që fatkeqësisht ndodhë në shumë qendra të mjekësisë në Kosovë.
Në ambulanën e Vushtrrisë shihet se si mjekët në orët e para të mëngjesin ishin ngujuar në zyret e tyre ndërsa pacientët prisnin në radhë.
Një lexues i Indeksoline ka xhiruar atmosferën në spital ku shihet se stafi mjekësor ishin futur ne zyret e mbyllura me dry ndërsa nëpër korridoret e ambulantës nuk vërehej njeri i gjallë.

Lexo edheVala, pas fushatës me numër jep edhe 3 mijë euro për britanikun e UÇK
A.S ka thënë për Indeksonline se situata të ngjashme janë normale në Vushtrri./Indeksonline/














