Mjaft i SHKATËRRUAT flokët me dekolorues, kjo është mënyra e vetme për të çelur ngjyrën në mënyrë natyrale

Ndërkohë që shumë vajza kanë filluar të mendojnë që tani për garderobën e pranverës, për blerjet e reja që do të zëvendësojnë xhupat e trashë dhe këpucët e rënda, shumë të tjera janë në dilemë se ç’të bëjnë me flokët e tyre.
Mos u shqetësoni e kemi kaluar të gjithë këtë faze, ndonëse vendimi për të hapur disa tonalitete ngjyrën e flokëve nuk është aq i thjeshtë sa duket, aq më tepër kur e vetmja zgjedhje që të propozohet nga parukierët është dekolorimi.
via GIPHY
Flokët e dekoloruar janë mjaft problematikë dhe të vështirë për t’u trajtuar, sepse janë më të thatë, më të hollë, të ashpër dhe më të ndjeshëm edhe ndaj faktorëve të jashtëm si i ftohti dhe lagështia.

Lexo edheVeprimi i vetëm që do t’ju shpëtojë një herë e mirë nga rënia e flokëve
Dekoloruesi nuk heq vetëm pigmentin e flokut, por e dobëson atë.Megjithatë ekziston një zgjidhje e shpejtë dhe natyrale për të gjithë ju që doni të çelni flokët, një metodë shumë efektive që mund ta bëni vetë, ose me ndihmën e motrës a shoqes, në shtëpi: MASKË ME KAMOMIL DHE KANELLË.
Për këtë maskë ju duhen 4 lugë gjelle kanellë dhe 4 lugë gjelle kamomil i grirë. Kamomili është një aleat i rëndësishëm kur bëhet fjalë për bukurinë femërore dhe kujdesin e flokëve. Vendosni 4 lugët e kamomilit të zijenë me 500 ml ujë dhe lëreni të vlojë. Shtoni më pas kanellën, dhe mos e hiqni enën nga zjarri. Pas 20 minutash shtoni lëngun e përftuar në një shishe dhe aplikojeni në të gjithë flokët tuaj. Lërini të thahen jashtë në diell ose në temperaturë dhome. Kombinimi i kamomilit dhe kanellës ju ndihmon të hapni ngjyrën e flokëve dhe gjithashtu i ushqen ato. Kjo teknikë duhet përdorur 2-3 herë në javë.














