Veprimi i vetëm që do t’ju shpëtojë një herë e mirë nga rënia e flokëve

Rënia e flokëve është një problem pas të cilit fshihen shumë shkaqe, të jashme apo të brendshme, lehtësisht të kuptueshme apo jo.
Sipas dermatologëve ka dy lloje të rënies së flokëve: e para është një reduktim gradual i volumit të flokëve ! Kjo është më e zakonshme tek gratë e moshuara, por mund të ndodhë edhe tek gratë e reja si një predispozitë gjenetike e ndjeshmërisë së folikulit. Kjo do të thotë që folikulat e flokëve janë tepër të ndjeshme ndaj niveleve normale të hormoneve mashkullore.
Dhe rënia e dytë lidhet me humbjen e flokëve si pasojë e mungesës së lëndëve ushqyese, stresit etj.

Flokët nuk janë një ind thelbësor, që do të thotë që trupi mund të mbijetojë fizikisht edhe pa to, por kur flokët janë gjysma e bukurisë, përse të mos kujdesemi që të marrim të gjitha vlera ushqyese që flokët të rriten të shëndetshëm e të bukur.
Regjimet e sotme janë shumë të varfra në lëndë ushqyese sipas dermatologëve, pasi femrat duan të kujdesen për format fizike, por harrojnë që mungesat e vitaminave, proteinave e mineraleve ndikojnë drejtëpërdrejtë në pamjen e jashtë. Për shembull, mishi dhe vezët kanë të teta aminoacidet esenciale (proteinat) që ju nevojiten, ndërsa drithërat apo frutat e thata vetëm disa prej tyre.Nëse ju merrni proteinat vetëm nga një burim proteinash, kjo gjë do të reflektohet në shëndetin e pamjen tuaj.”

Lexo edheSy të lodhur nga puna e tepërt? Tani ka disa zgjidhje të thjeshta për të shpëtuar nga djegja dhe kruajtja e tyre

Marrja e hekurit (madje edhe në formë shtesë) është çelësi dhe porsa i përket këtij minerali shumë të rëndësishëm duhet të dini që përthithja e hekurit të mjaftueshëm nga burimet me bazë bimore (jo hekuri i hekurt) është më e vështirë në krahasim me burimet shtazore prsh. nga mishi. E nëse nuk merrni mjaftueshëm hekur nga burimet natyrale dhe ju duhet të merrni suplemente, sigurohuni t’i kombinoni me vitaminë C, pasi pa të trupi nuk mund ta absorbojë hekurin.
Një artikull i publikuar në NCBI, pohoi se mungesa e hekurit është defiçenca më e zakonshme në botë dhe një ndër shkaqet kryesore të rënies së flokëve, ndaj herës tjetër e dini si mund t’i jepni zgjidhje problemit tuaj.














