Sot në Mitrovicë një 70 vjeçare është gjendur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj në Mitrovicë, njofton Policia e Kosovës.
Ngjarja është raportuar nga familjaret e viktimës rreth orës 12 të ditës së sotme, transmeton Koha.net.
Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë me urgjencë kanë mbërri edhe ekipi mjekësor, ku mjeku kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.
“Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me vendim të prokurorit publik, trupi i pajetë i viktimës i është dërguar për ekspertizë mjeko ligjore”, thuhet në një komunikatë për media.
Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si “ vdekje e dyshimtë’’.