Mitrovicë e Veriut: Arrestohet 51-vjeçari i dënuar me 6 muaj burgim
dp

Lexo edheAvokati Misetiq: Pretendimi për përfshirje të Thaçit në vrasjen e Behajdin Allaqit bazohet në prova jashtëzakonisht të dobëta

Sipas Policisë, K.M. është arrestuar më 18 shtator në adresën e tij të banimit në Mitrovicë të Veriut.
Pas përfundimit të procedurave dhe dokumentacionit përkatës, policia tha se ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej gjashtë muajsh burgim.
Policia ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–gusht 2026, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, janë realizuar 95 urdhëresa të gjykatave. Prej tyre, 11 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa të tjerët janë liruar pas përfundimit të obligimeve në gjykatë.

Lexo edheAvokati Misetiq: Pretendimi për përfshirje të Thaçit në vrasjen e Behajdin Allaqit bazohet në prova jashtëzakonisht të dobëta
Policia ka njoftuar se do të vazhdojë realizimin e urdhëresave ndaj personave të kërkuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo informacion për persona të kërkuar ta raportojnë në numrin 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.