back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareMiratimi i qeverisë së re, Berisha: U “pushkatua” Kuvendi, të kalojmë në...

Miratimi i qeverisë së re, Berisha: U “pushkatua” Kuvendi, të kalojmë në veprime

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Pas votimit në Kuvend të programit të ri qeverisës dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, Partia Demokratike mblodhi grupin parlamentar.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së Sali Berisha tha se sot u asgjësua parlamenti dhe se ky akt i rëndë duhet të marrë përgjigje të fortë jo vetëm me fjalë, por me vepra.

“Sot, sipas një skenari të parapërgatitur, u asgjësua në momentin e tij më solemn, momentin më të rëndësishëm të transparencës, të përgjegjësisë, parlamenti shqiptar”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë dhe në asnjë vend, që një program qeverie, një kabinet të kalojë brenda 5 minutave, siç u veprua sot.

“Ky është një akt brutal dhune publike ndaj qytetarëve shqiptarë të çdo spektri që ka marrë pjesë në votim. Natyrisht, ky zhvillim dramatik meriton dhe duhet të marrë përgjigjen më të fortë dhe më të fuqishme. Jo në fjalë, fjalët nuk kanë aspak vlerë, por në veprime, në veprime, në veprime”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se sot “qeveria pushkatoi parlamentin”.

Kreu i PD-së ftoi deputetët që të kalojnë në veprime.

“Ne jemi para një fakti të paprecedent dhe ne duhet t’i përgjigjemi me çdo kusht në mënyrën më të fuqishme, me veprime, këtij akti të sotëm”, tha Berisha.

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot me 82 vota pro programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave për katër vitet e ardhshme.

Seanca zgjati vetëm 25 minuta, pasi opozita bllokoi foltoren dhe nuk lejoi vijimin e prezantimit të programit qeverisës nga kryeministri Edi Rama. Po ashtu, deputetë të opozitës hodhën Librin e Kushtetutës dhe sende të tjera në drejtim të kryeministrit dhe të anëtarëve të qeverisë. Shkak i tensioneve ishte kundërshtia e opozitës për emërimin e Diellës si ministre për Inteligjencën Artificiale. Mazhoranca nga krahu tjetër kërkoi kalimin në proces votimi. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi hodhi në votim programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të minitrave, që votua me 82 vota mazhoranca, teksa opozita abstenoi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz