Ministrja Hoxha shpreh shqetësimin lidhur me dhunën ndaj të miturve

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, shpreh shqetësimin e saj, lidhur me dhunën ndaj të miturve dhe fton të gjithë faktorët institucional e shoqëror për zbatimin e ligjit me prioritet, ku cenohen të drejtat e të miturve dhe femrës, por edhe çfarëdo dhune.
“Jam e tronditur nga rasti i dhunës ndaj të miturës në Rahovec. Rasti i tillë shpresojmë të mos përsëritet dhe organet përgjegjëse duhet të marrin vendime për pengimin dhe luftimin e kësaj dukurie, por edhe çfarëdo dhune”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.
Në kuadër të strategjive multidiciplinare të pengimit, raportimit dhe çrrënjosjes së dukurive negative dhe dhunës ndaj të miturve, Ministria e Drejtësisë, do t’i trajtojë me prioritet.
Kodi i drejtësisë për të mitur, tashmë gjendet në fazën finale të shqyrtimit dhe pritet që këtyre dukurive negative me veprime ligjore, t’u jepet zgjidhje adekuate.

Lexo edheLista Serbe “Vodhi” 20 mijë vota në Kosovë














