back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinatoplajmiMinistria e Mbrojtjes i quan dezinformata raportimet për mundësinë e largimit të...

Ministria e Mbrojtjes i quan dezinformata raportimet për mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Kosova

Të ngjajshme

Mendimi për motin: Nesër nxehtë dhe me vranësira e intervale me diell

Mendimi për motin – 9.09.2025 Vransira kalojnë më shpesh gjatë...

Ministrja suedeze përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp

Një incident shqetësues ndodhi gjatë një konference për shtyp...

Shukri Buja prezanton rikthimin e Tregut të Gjelbër në Lipjan

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar...

Ministria e Mbrojtjes  e Kosovës ka thënë se “as që bëhet fjalë” për largimin e trupave amerikane nga Kosova dhe se përmbajtja e artikullit të medias gjermane “Bild” është dezinformatë.

“Ky lajm i qarkulluar nga disa faqe interneti dhe kanale televizive është dezinformatë e përhapur nga aktorë të jashtëm që synojnë destabilizimin e vendit dhe Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, në një përgjigje me shkrim për mediumin “Anadolu”.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës tha se për tërheqje të trupave amerikane nga Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) “as që bëhet fjalë”, pasi vendime të tilla për vendosjen ose tërheqjen nuk merren në baza të rastësishme.

Ndërkaq, një  zyrtar i NATO-s i cili foli për mediumin tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol themelor me kontributin e tyre të rrënjosur thellë në KFOR dhe aktualisht mbështesin misionin me më shumë se 600 trupa.

“Zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës, duke përfshirë praninë e SHBA-së në Evropë dhe nevojën që parandalimi dhe mbrojtja e NATO-s të mbetet e fortë”, tha zyrtari, duke shtuar se SHBA pret që aleatët e saj të NATO-s të bëjnë dhe të investojnë më shumë për sigurinë e përbashkët.

Ka qenë gazeta gjermane “BILD” që javën e kaluar, ka raportuar se institucionet e sigurisë evropiane janë të alarmuar për mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Evropë. Kjo media e kishte përmendur në mënyrë specifike edhe Kosovën, duke thënë se Italia po përgatitet edhe për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

Siç shkruante kjo gazetë, kjo do të çonte në një situatë ku aleatët evropianë do të ishin të vetëm në Ballkan “kundër mikut të Putinit Aleksandar Vuçiq dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz