BallinaLajmeMinistri Ismaili njofton për masat dhe vënien e rregullit në transportin e...

Ministri Ismaili njofton për masat dhe vënien e rregullit në transportin e kufomave

Të ngjajshme

Olta lajmërohet nga Roma, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Haradinaj përkujton heroin, Yll Morina, në përvjetorin e rënies

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Agjencia e OKB-së për migracionin paralajmëron për zhvendosje masive në Iran

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha të dielën se kushtet...

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

Për ata që ndjekin politikën në Kosovë, zhvillimet e...

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se kanë nisur të gjitha masat ligjore që do të merren me rastin e raportuar në media rreth “Pazarit me Kufoma” të ndodhur në QKUK. Përmes një postimi në Facebook, ministri thotë se rasti është proceduar edhe në komisionin disiplinor, derisa ka përgëzuar menaxhmentin e QKUK’së për reagimin e shpejtë në këtë situatë. Ismaili është zotuar se nuk do të ketë vend për ata që nuk e respektojnë ligjin dhe rendin.

Postimi i Uran Ismailit:

E përgëzoj menaxhmentin e QKUK-së për reagimin e shpejt dhe marrjen masave konkrete rreth raportimeve në media lidhur me pretendimet për “Pazarin me kufoma”.

Tashmë kanë nisur të gjitha masat ligjore në lidhje me rastin dhe ndaj të përfshirëve në të, duke u proceduar në komision disiplinor.

Është mbajtur një takim nga menaxhmenti i SHSKUK-së me shtatë kompanitë që transportojnë kufomat nga morgu i QKUK-së, të cilat janë të licencuara nga MTI-ja.

Këto kompani janë obliguar të gjitha që ditën e martë t’i sjellin dëshmitë për licencat e tyre të lëshuara nga ky institucion. Është vendosur që meqë janë shtatë kompani të licencuara, secila të ketë nga një ditë të javës, me vetëm një numër kontaktues dhe parking të rezervuar.

Sektori i shëndetësisë ka probleme të mëdha, por vullneti ynë është më i madh se pengesat.

Shëndetësia e Kosovës ka nevojë për njerëz profesionistë, të ndërgjegjshëm dhe të cilët, mbi të gjitha, respektojnë punën dhe ligjin. Të tjerët nuk do të kenë vend aty.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz