BallinaLajmeMinistri i Tregtisë për raftet plot me mallra serbe: Produktet kanë afat...

Ministri i Tregtisë për raftet plot me mallra serbe: Produktet kanë afat – qytetarët s’po i blejnë

Të ngjajshme

Në secilin dyqan akoma mund të gjeni shumë produkte të Serbisë, pavarësisht taksës së vendosur ndaj tyre në nëntor të vitit të kaluar.

Endrit Shala, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se raftet janë plot me mallra pasi qytetarët nuk po i blejnë ato, njofton Klan Kosova.

“Me hyrjen e Ligjit në fuqi dhe me vendosjen e flamujve të origjinës në secilin produkt, ne ju kemi ndihmuar shumë qytetarëve që ta dinë prejardhjen e produkteve. Si shkak i këtij veprimi qytetarët s’po i blejnë produktet e Serbisë”, ka thënë Shala në Kuvend duke iu përgjigjur kështu pyetjes së deputetes Ganimete Musliu.

“Nga 1000 inspektime që kemi bërë, kemi parë se shumica e produkteve kanë akoma afat të përdorimit”.

Shala ka bërë me dije se nga vendosja e taksës në nëntor deri më tani, importi nga Serbia ka qenë 8 milion euro, ndërsa në të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar importi ka qenë 163 milionë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz