Ministri Gashi në Turqi për të nënshkruar marrëveshje për kulturën
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po viziton Republikën e Turqisë, ku do të nënshkruajë Marrëveshjen ndërshtetërore Kosovë-Turqi, për bashkëpunim në fushën e kulturës.
Në kuadër të vizitës dy ditore që Ministri Gashi po zhvillon në Republikën e Turqisë, do të realizojë takime me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Osman Aşkın Bak, me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş, me të cilin edhe do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit ditën e nesërme.
Ministri Gashi po ashtu do të vizitojë Qendrën e Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” në Ankara, Institutin Yunus Emre, Drejtorinë për Turqit jashtë Shtetit dhe Komunitetet Farefisnore (YTB).
Lexo edheCenzurohet Ramiz Lladrovci nga seriali “O sa mirë”
Vizita do të realizohen edhe në Parlamentin e Republikës së Turqisë dhe në Radio Televizionin e Turqisë, në redaksinë e gjuhës shqipe të këtij mediumi. /Drenica Press/














