back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëMinistri francez i Punëve të Jashtme kërkon paqe urgjente në Siri

Ministri francez i Punëve të Jashtme kërkon paqe urgjente në Siri

Të ngjajshme

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Marc Ayrault ka thënë se duhet arritur sa më parë një marrëveshje politike për zgjidhjen e krizës në Siri.

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Marc Ayrault, gjatë një vizite në qytetin kufitar të Turqisë me Sirinë, Gaziantep, ka thënë se duhet arritur sa më parë një marrëveshje politike për zgjidhjen e krizës në Siri.

Gjatë një prononcimi për mediat Ayrault u shpreh: “Momentalisht po shpërthejnë bomba. Shembja e godinave dhe vrasja e civilëve në Halep ende vazhdon. Nëse duam që refugjatët sirianë të kthehen një ditë në vendin e tyre, duhet të bëjmë çdo gjë që kjo masakër të ndalet. Duhet të nisim sa më parë një proces paqeje dhe duhet të arrijmë sa më parë në një marrëveshje politike, por është e pamundur që këtë ta bëjmë nën hijen e shpërthimeve.”

Në lidhje me luftën e brendshme në Siri ai është shprehur: “Fillimisht duhet të ndalen bombat dhe të mundësohet dërgimi i ndihmave humanitare në vendet në nevojë. Ky është qëndrimi politik i Francës. Ky duhet të jetë qëndrimi i çdokujt që kërkon një shpresë të re dhe një ekuilibër të ri në Lindjen e Mesme, ndërsa lufta duhet të ndalojë plotësisht.”

Shefi i diplomacisë franceze në lidhje me gjendjen në Irak dhe luftën për shpëtimin e Mosulit nga DEASH-i, ka thënë: “Duhet të sjellim paqe. Duhet të mbrojmë shumëllojshmërinë fetare dhe shoqërore në Irak si dhe duhet të kemi një qeverisje që i respekton të gjithë. Duhet ta përgatisim që tani këtë gjë.” /trt/

Të Fundit

Sport

ShowBiz