back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëHaiti, 174 të burgosur arratisen nga burgu

Haiti, 174 të burgosur arratisen nga burgu

Të ngjajshme

Të paktën 174 të burgosur, disa të amatosur u arratisën dje nga burgu gjatë trazirave kundër autoriteteve në një burg në Haiti ku u shënuan 2 të vdekur dhe shkaktuar arratisje masive, sipas policisë cituar nga media lokale.

Të paktën një supervizor i burgut u vra dhe dy të tjerë u plagosën në burgun e Arcahaie, që shtrihet në bregun e Arcadins në veriperëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, referuar gazetës “La Nouvelliste” që citon drejtorin e këtij burgu.

“Një i burgosur vdiq gjatë ngjitjes në një mur të lartë ndërsa dy të tjerë janë shtruar në spital”, konfirmoi drejtori i këtij institucioni, Heurtelou Paul Colson cituar nga gazeta.

“Njësitë e forcave speciale të policisë janë në vendngjarje për të rendosur rendin”, deklaroi zyra e kryeministrit në një deklaratë.

Autoritetet refuzuan të konfirmonin numrin e saktë të të arratisurve dhe viktimave.

Të Fundit

Sport

ShowBiz