Ministri Çeku mirëpriti drejtuesit e SBAShK-ut, ja çfarë diskutuan

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministrin Përparim Kryeziu, mirëpriti kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, nënkryetaren, Vjollca Shala, sekretarin e përgjithshëm, Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor të SBAShK-ut, Blendor Shatri.
Me këtë rast, drejtuesit e SBAShK-ut e uruan ministrin Çeku për riemërimin në pozitën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, duke i dëshiruar suksese përmbushjen e përgjegjësive dhe objektivave të punës.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin dhe përfshirjen e SBAShK-ut në procesin e hartimit të Strategjisë së re të Arsimit 2035+, dokument që do të përcaktojë orientimet dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e arsimit në 10 vjet e ardhshme. Ministri falënderoi SBAShK-un për mbështetjen që i kanë dhënë këtij procesi dhe për përfshirjen dhe kontributin aktiv në takimet e grupeve të punës.
Pjesë qëndrore e diskutimit ishin edhe reflektimet mbi rezultatet e ulëta në testin PISA dhe përgjegjësia për angazhim të përbashkët në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit.

Lexo edheWolfgang Petritsch për Hashim Thaçin në vitet e luftës: Pavarësisht moshës së re, ai kishte inteligjencën politike që i nevojitej situatës së asaj kohe
Po ashtu, në këtë takim ministri Çeku dhe drejtuesit e SBAShK u dakorduan për fillimin e një cikli takimesh me mësimdhënës dhe përfaqësues sindikalë në të gjitha rajonet e vendit, për të diskutuar drejtpërdrejt rreth çështjeve thelbësore në arsim, planeve të ministrisë, shtyllave të Strategjisë së re të Arsimit dhe nevojave burimore të mësidhënësve, nxënësve dhe shkollave












