Deputetët e zyrtarët e PDK-së arrijnë në protestën kundër vendimit të Speciales
dp

Lexo edheKomuna e Prishtinës njofton për vonesa në transportin publik për shkak të protestës

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetë të kësaj partie, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Besa Kabashi, Ariana Musliu e zyrtarë të tjerë si Memli Krasniqi i janë bashkuar qytetarëve dhe pjesëmarrësve të protestës.
Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”, pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në sheshin “Skënderbeu” tashmë kanë filluar të mblidhen një numër i madh qytetarësh, ndërsa protesta pritet të nisë në orën 12:00.

Lexo edheKomuna e Prishtinës njofton për vonesa në transportin publik për shkak të protestës


