BallinaLajmeMinistri i Brendshëm: Thyejini këmbët shpërndarësve të drogës

Ministri i Brendshëm: Thyejini këmbët shpërndarësve të drogës

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, është përballur me akuza të forta pas deklaratës së tij të ashpër se policia duhet t’ua thyejë këmbët shpërndarësve të drogës nëpër shkolla.

Organizata për të Drejtat e Njeriut në Turqi dhe disa gazeta opozitare e kanë akuzuar ministrin për nxitje për të kryer një krim. Ai u zotua se do të merrte përgjegjësi për të.

“Nëse një shpërndarës droge është afër një shkolle, policia ka për detyrë t’ia thyejë këmbët. Bëjeni dhe më fajësoni mua. Edhe nëse kushton 5, 10 apo 15 vjet burg, ne do të paguajmë”, u shpreh ai. Më tej ai shtoi se Turqia duhet të luftojë drogën ashtu siç luftoi rebelët “Punëtorët e Kurdistanit”. Së fundmi ai shtoi se çdo gjë që bën një oficer lidhur me shpërndarësit është përgjegjësi e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz