HomeMinistri Bajrami: Alarmante, pesë mijë nxënës kanë ikur nga Kosova ...

Ministri Bajrami: Alarmante, pesë mijë nxënës kanë ikur nga Kosova

Të ngjajshme

Bie Facebook, nuk ka qasje për përdoruesit e kompjuterit

Sot Facebook ka pësuar një ndërprerje të papritur të...

Melinda ‘djeg’ rrjetin me postimin e fundit, kaq ‘hot’ po duket në këtë veshje

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të pëlqyera...

​74 aksidente në vetëm 24 orë, Policia apelon për kujdes në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve...

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë...

Ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami e ka quajtur alarmant fenomenin e largimit të nxënësve kosovarë nga shkollat.
Këto deklarata Bajrami i bëri sot në Tiranë ndërsa pati një takim me homologen shqiptare, Lindita Nikolla.
“Sa i përket problemit të migrimit është një problem shumë shqetësues, një problem shumë i rëndë që po godet Kosovën, një problem që do një analizë shumëdimensionale dhe do një plan të veprimit emergjent të ndaljes sepse unë vij nga Brukseli dhe po shoh se ky është një problem edhe evropian. Dimensioni është më shqetësues kur shihet numri i nxënësve që braktisin shkollat dhe sipas evidencës që ka Ministria e Arsimit ky numër arrin gati në 5 mijë nxënës, që është jashtëzakonisht shqetësues sepse 5 mijë nxënës janë 5 mijë familje. Ne po punojmë për një trajtim serioz, emergjent të kësaj situate në mënyrë që të ndalet ky trend, është krejtësisht i panevojshëm. Republika e Kosovës është një vend që po hap mundësi të reja dhe ne po punojmë vërtet që ky trend të ndalet, në mënyrë të veçantë të ndalet fenomeni i braktisjes së shkollave. Nuk na duhet vetëm veprimi qeveritar dhe politik, por na duhet pak edhe veprimi brenda shkollës, veprimi edukativ i mësuesve që përditë përballen me këtë tendencë,” tha ministri Bajrami, raporton KP.
Dy homologët folën edhe për kurrikulat e përbashkëta arsimore tashmë jo vetëm në arsimin parauniversitar, por edhe në arsimin e lartë.
Siç edhe e shpjeguan të dy ministrat Kosova dhe Shqipëria do të aplikojnë standarde të përbashkëta arsimore edhe në universitete, plotësisht të përputhshme me standardet evropiane.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz