Mimoza Kusari Lila synon të bëhet kryeministre e Kosovës
03
Lexo edheNëna e ambasadores Vlora Çitaku komenton zgjedhjen e Trumpit president
Mimoza Kusari-Lila ka zbuluar planet e saj politike për të ardhmen.
Kryetarja e Gjakovës ka thënë se në të ardhmen veten e sheh si kryeministre të Kosovës.
“Do të doja të isha kryeministre e ardhshme e Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila në emisionin Natën me Fatmir Spahiun në RTK.
Kusari-Lila së fundmi ka themeluar një lëvizje të re politike bashkë me Ilir Dedën, me qëllimin për të bërë ndryshime në skenën politike të vendit.

Lexo edheNëna e ambasadores Vlora Çitaku komenton zgjedhjen e Trumpit president
Ajo ka treguar se ka biseduar me deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani, për t’iu bashkuar asaj dhe Dedës në partinë e re.
Kusari-Lila ka përmendur edhe mundësinë e aderimit të Dastid Pallaskës në subjektin e ri politik.