BallinaLajmeNëna e ambasadores Vlora Çitaku komenton zgjedhjen e Trumpit president

Nëna e ambasadores Vlora Çitaku komenton zgjedhjen e Trumpit president

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Nëna e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, profesoresha e Fakultetit Filologjik, Sala Ahmeti, për lajmi.net tha se zgjedhjet në Amerikë i ka shikuar me shumë interesim dhe shumë shqetësim. Ajo këtë e  thotë nga prizmi se fati i Kosovës ka qenë i  ndërlidhur me kontributin e madh të Amerikës.

“Zgjedhjet në Amerikë janë të rëndësishme për krejt botën. Posaçërisht zgjedhjet  atje janë të rëndësishme për Kosovën. Sepse fati i shtetndërtimit të Kosovës ka qenë i ndërlidhur me kontributin e madh që ka dhënë Amerika për Kosovën.  Besojë se Amerika si fuqi dhe si promovuese e vlerave do të dijë të kanalizojë orientimet dhe misionin që ka për njerëzimin në përgjithësi” , tha profesoresha Ahmeti.

Ndryshe nëna e ambasadores Çitaku, Sala Ahmeti ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Ajo u largua nga politika dhe në atë kohë, Vlora Çitaku u fut në listën zgjedhore të PDK-së dhe arriti të bëhej deputete. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz