Pak ndryshime kanë pësuar pasuritë e kryetarëve të katër komunave të rajonit të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.
Në Agjencinë Kundër korrupsionit shihet se krerët komunalë të Podujevës (Agim Veliu-LDK), Fushë-Kosovës (Burim Berisha-LDK), Obiliqit (Xhafer Gashi-AAK) e Graçanicës (Sërgjan Popoviq-LS) e kanë deklaruar përafërsisht të njëjtën pasur me atë të vitit të kaluar me ndonjë veturë a shtëpi më shumë.
E si zakonisht, listës së pasanikëve i prin Gashi i Obiliqit me rreth 2 milionë euro pasuri, pastaj Popoviq i Graçanicës, Berisha i Fushë-Kosovës dhe në fund Veliu i Podujevës, pasi ky vazhdon të mos ia shkruajë vlerën pasurisë së tij.