BallinaBotëMiliarderi gjerman zhduket në Alpet zvicerane, ndër më i pasuri në botë

Miliarderi gjerman zhduket në Alpet zvicerane, ndër më i pasuri në botë

Të ngjajshme

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

Një miliarder gjerman është zhdukur në malet e Zvicrës ku kishte shkuar për të skijuar, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.

Shefi i gjigantit Tengelmann, Karl-Erivan Haub, është zhdukur dhe kërkimet për të nuk kanë rezultuar në asgjë të re, ka bërë të ditur kompania gjermane të mërkurën.

“Ekipet e kërkimit po bëjnë çdo gjë që është e mundur për ta gjetur 58 vjeçarin Karl-Erivan Haub, pasi ai nuk u kthye nga një udhëtim turistik skijimi në Alpet zvicerane”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

Ndërkohë, vëllai i tij, Christian, tha që ai është turist me përvojë i zonave malore dhe pavarësisht kohës që ka kaluar, familja vazhdon të mbajë shpresë se ai do të kthehet shëndosh në shtëpi nga udhëtimi.

Familja e miliarderit të zhdukur është një ndër më të pasurat në botë. Revista Forbes e kishte renditur atë në vendin e 265’të të njerëzve më të pasur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz