BallinaLajmeMilano po ia merr Dubait “statusin” si shtëpia e super të pasurve

Milano po ia merr Dubait “statusin” si shtëpia e super të pasurve

Të ngjajshme

Zhduket një vajzë nga Prishtina, babai raporton rastin në polici

Një person është zhdukur në Prishtinë. Ankuesi mashkull ka njoftuar...

Kosova mbyll muajin mars me 6.7% rritje çmimesh

Valë e pamëshirshme e shtrenjtimeve gjatë muajve të fundit...

Çfarë pritet nga Specialja për ish-krerët e UÇK-së deri më 19 maj?

Kanë kaluar tashmë mbi 50 ditë që nga përfundimi...

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Kriteret i përmbushën por pozitën se fituan. Taulant Bajrami e...

Teksa Emiratet e Bashkuara Arabe ndodhen nën sulm nga raketat iraniane, investitorët e pasur po i drejtohen parajsës së taksave fikse të Italisë.

Pak më shumë se një muaj më parë, Dubai ishte destinacioni kryesor për britanikët e pasur që kërkonin një shtëpi të re. Pak qytete të lejojnë të fitosh shuma të mëdha pa taksa dhe t’i shpenzosh ato në një numër të pafund hotelesh luksoze, restorantesh dhe dyqanesh.

Por ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me sulme nga Irani, reputacioni i Dubait – i krijuar pjesërisht nga influencerët emigrantë, si një strehë për elitën globale po zbehet. Shtetasit shumë të pasur të Mbretërisë së Bashkuar tani po kërkojnë një rrugë kthimi drejt Evropës, dhe Milano, qendra financiare e Italisë, po ngjitet në krye të listës.

“Italia sjell përfitimet më të mira: një taksë fikse dhe cilësi të mirë jetese”, thotë Armand Arton, një konsulent që ndihmon familjet multimilionere dhe miliardere të zhvendosen përmes skemave të shtetësisë për investim.

“Njerëzit që largohen nga Emiratet e shohin veten duke jetuar në Romë ose Milano mjaft lehtë, si qendra ndërkombëtare dhe metropolitane”, shton ai.

Nuk është e vështirë të kuptohet pse Milano, që tashmë është shtëpi për disa nga bankierët, avokatët dhe investitorët më të pasur në Evropë, është bërë një zgjedhje kaq popullore. Sipas regjimit të taksës fikse në Itali, rezidentët e huaj mund të paguajnë 300,000 euro në vit për të gjitha të ardhurat jashtë vendit – një shumë e vogël për më të pasurit e botës.

“Ne kemi qenë gjithmonë një qytet ndërkombëtar, por po ndryshojmë”, thotë Diletta Giorgolo, e cila drejton zyrën e pasurive të paluajtshme rezidenciale të Sotheby’s në kryeqytetin ekonomik dhe të modës të Italisë.

“Kemi pasur regjimin tonë të veçantë të taksave që nga viti 2017, por kur Mbretëria e Bashkuar i dha fund statusit ‘non-dom’, patëm një valë blerësish të rinj që vinin në Milano”.
Tani, ndërsa vala e ardhshme e migrantëve të pasur e drejton vëmendjen drejt qytetit, a mund të bëhet Milano shtëpia e re e super të pasurve?

Rregulli “Zbrazja e Londrës”

Lufta në Gjirin Persik tashmë ka nxitur një largim të shtetasve të pasur britanikë, megjithëse jo të gjithë janë të gatshëm të kthehen në vendlindje.

Për shumë evropianë, Italia është opsioni më strategjik. Në kontrast me rregullat më të ashpra të Mbretërisë së Bashkuar, rezidentët e rinj italianë që nuk kanë paguar taksa në vend për të paktën nëntë nga dhjetë vjetët e fundit, nuk duhet të paguajnë taksa për të ardhurat e tyre jashtë vendit, në këmbim të taksës fikse prej 300,000 eurosh në vit.

Marc Acheson, nga kompania e planifikimit financiar “Utmost Wealth Solutions”, thotë se nxitja për të jetuar në Itali është rritur ndërsa Mbretëria e Bashkuar është bërë relativisht më pak tërheqëse për super të pasurit. Aq shumë flitet për këtë në Milano, saqë rregulli italian thuhet se quhet “svuota Londra” ose “zbraz Londrën”.

“Edhe pse Italia e kishte regjimin e taksës fikse që në vitin 2017, me 100,000 euro në atë kohë, nuk tërhiqte një numër të madh njerëzish”, thotë ai.
“Heqja e regjimit ‘non-dom’ është ajo që vërtet e shtoi interesin, dhe kjo ndodhi gjithashtu në një kohë kur Portugalia po shtrëngonte rregullat e saj”, shton Acheson.

“Regjimi është i thjeshtë dhe njerëzit e pëlqejnë”, shton Acheson.

“Italia është një vend i bukur, Milano ka një sektor të thellë të shërbimeve financiare – shumë nga gjërat që e bëjnë Londrën tërheqëse, i ka edhe Milano”, shpjegon ai.

Roberto Bonomi, partner në firmën ligjore Withers, shton se Italia gjithashtu ka arritur të heqë reputacionin e saj si një destinacion politikisht i paqëndrueshëm. Giorgia Meloni, kryeministrja populiste në detyrë që nga viti 2022, erdhi në pushtet me politika të hapura të djathta ekstreme, megjithëse duket se e ka zbutur ideologjinë e saj.

“Në fillim kishte pak skepticizëm”, thotë Bonomi. “Por pas nëntë vjetësh kemi treguar se është një sistem i qëndrueshëm. Klientët nuk kanë më frikë nga Italia, dhe ngjarjet e fundit tregojnë se pasiguria ekziston kudo”, thotë Bonomi.

Rreth 5,000 njerëz janë bashkuar deri tani me skemën e taksës fikse në Itali, sipas vlerësimeve të firmës ligjore “Maisto e Associati”. Në fillim, shumë aplikantë ishin italianë që jetonin në Londër, thotë Marco Cerrato, partner në firmë.

“Ata zakonisht punonin në banka, sigurime, menaxhim asetesh ose për fonde spekulative. Kishin qenë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dekadës së fundit dhe donin të ktheheshin në Itali për arsye personale dhe fiskale”, thotë ai. “Por më pas, pas pandemisë, më shumë njerëz filluan të vinin. Pati një rritje eksponenciale, sidomos pasi konservatorët njoftuan se do të hiqnin marrëveshjen ‘non-dom’.”

Një valë tjetër interesi tani po vjen nga vendet e Gjirit, thotë Arton.

“Italia është e shpejtë në përpunimin e aplikimeve. Kështu që po tërheq kryesisht njerëz që largohen nga rajoni dhe duan të zhvendosen në Evropë për përfitimet nga taksa fikse dhe cilësia e jetës”.
Fluksi i një komuniteti të ri të pasur tashmë po rrit çmimet në Milano. Çmimet e pronave janë rritur me 38% gjatë pesë vjetëve të fundit, sipas kërkimeve nga agjencia Knight Frank.

Milano së fundmi ka kaluar Venedikun si qyteti më i shtrenjtë në Itali, me një çmim mesatar prej 5,171 euro për metër katror në nëntor 2025, sipas portalit Idealista.

Rritjet janë edhe më të theksuara në disa nga zonat më të kërkuara, si Sant’Ambrogio, Brera, San Marco ose Cinque Vie, pranë Duomos.

Giorgolo vlerëson se tani ka midis 30% dhe 40% më shumë blerës ndërkombëtarë në treg krahasuar me vetëm dy vjet më parë.

“Më parë, blerësit ndërkombëtarë kërkonin një shtëpi të dytë në Milano ose ndoshta në Liqenin Como, por tani ata kërkojnë rezidencë në Itali. Duan të jenë pranë shkollave të mira ndërkombëtare dhe aeroporteve kryesore.”.

Kthimi i trurit

Lehtësime të tjera tatimore përfshijnë “Il rientro dei cervelli” (“Kthimi i trurit”), i cili u lejon rezidentëve të rinj ose të kthyer në Itali që plotësojnë disa kritere, të paguajnë taksa vetëm mbi 50% të të ardhurave të tyre për pesë vjet. Për disa rezidentë janë të disponueshme ulje edhe më të mëdha.
Por pyetja kryesore është nëse ka një kufi për regjimin e taksës fikse në Itali, thotë Bonomi, e cila është rritur nga 100,000 euro në 2017 në 200,000 euro në 2024 dhe në 300,000 euro në fillim të këtij viti.

“Qeveria italiane tha se dëshiron ta rrisë taksën fikse sepse dëshiron të ndërtojë vendin, nuk duam konkurrencë të padrejtë me vendet e tjera”, thotë Bonommi

Ende ka pyetje se deri ku mund ta shtyjë Italia këtë avantazh. Vitin e kaluar, ish-kryeministri francez, François Bayrou akuzoi Italinë për “dumping fiskal”, akuza që Meloni i hodhi poshtë si “plotësisht të pabazuara”.

Ndërkohë, jeta në Milano po ndryshon shpejt. Ashtu si Dubai, galeritë, klubet private dhe hotelet po shtohen. Qeveria italiane uli TVSH-në për shitjen dhe importin e veprave artistike nga 22% në 5%, një nga normat më të ulëta në Evropë, duke nxitur galeri si Thaddaeus Ropac të zgjerohen në qytet.
Në vitin 2024, rruga luksoze “Via Monte Napoleone” kaloi “Upper Fifth Avenue” të Nju Jorkut si rruga më e shtrenjtë për blerje në botë. Ajo humbi vendin e parë ndaj “Bond Street” në Londër prillin e kaluar, megjithëse shndërrimi i saj në një zonë këmbësorësh në maj do të thotë se është gati ta rimarrë vendin e parë këtë vit.

Markat po ndjekin këtë valë të re pasurie, përfshirë hapjen e klubeve private si Casa Cipriani dhe Soho House.

Të njëjtat ndryshime po ndodhin edhe në Romë, shton Giorgolo. Hotele të markave Rosewood dhe Four Seasons pritet të hapen përkatësisht në 2026 dhe 2027.

“Komuniteti i emigrantëve ka sjellë shumë ndryshime në Milano, por edhe në Romë”, thotë ajo. “Milano ka qenë gjithmonë një qytet ndërkombëtar gjatë panaireve të mëdha si java e modës, por tani bëhet fjalë për emigrantët që jetojnë këtu dhe po e riformësojnë qytetin gjatë gjithë vitit”.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse qyteti do të arrijë të zëvendësojë Dubain si qendër e elitës globale.

“Jam i bindur se Dubai do të rimëkëmbet nga pasiguritë aktuale rreth sigurisë”, thotë Arton. “Mund të mos jetë më zgjedhja për të gjithë, por do të ketë ende grupe të caktuara që e shohin Dubain shumë tërheqës, sepse thjesht nuk ka shumë vende të tjera në botë që ofrojnë të njëjtin kombinim mundësish dhe cilësie jete”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz