Sezoni negativ i Milan-it do të ketë padyshim efekt te merkato e ardhshme e verës, falë së cilës klubi do të kërkojë të përforcojë organikën.
Nga Spanja ka ardhur lajmi i bujshëm sipas së cilit kuqezinjtë kanë vënë në shënjestër Nolito-n, sulmuesi i Celta Vigo-s, me të cilin duket se është arritur një marrëveshje.
Kontrata e futbollistit ka një klauzolë prej 18 milionë eurosh. Sulmi, duke parë shifrat, është një nga problemet e mëdha të Milan-it në këtë sezon, që ka qenë shumë zhgënjyes, por që mund të shpëtohet nga fitorja e Kupës së Italisë. Gjithsesi, ky sukses i mundshëm nuk do të largonte domosdoshmërinë për t’u përforcuar.