Mbyllet këtu aventura italiane për Noah Okafor.
Sulmuesi i krahut do të transferohet në Leeds United, ndërsa marrëveshja është arritur dhe nënshkrimi i kontratës mund të ndodhë në orët në vazhdim.
Milani do t’i përfitojë 21 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset, njofton “Sky Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Klubi “Rossoner” e ka trajtuar mjaft mirë lojtarin pas paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme në fazën përgatitore, por thirrja nga Premierliga ishte mjaft e fortë dhe joshëse për lojtarin, i cili vjen nga dy sezone dëshpëruese në Itali.
Okafor në karrierë ka luajtur për disa ekipe.
Me Salzburgun i ka zhvilluar 110 ndeshje dhe i ka shënuar 34 gola.
Me Baselin i ka 54 ndeshje e 7 gola, kurse me Milanin 54 ndeshje e 7 gola.
Ai ishte huazuar në Napoli në sezonin e fundit, me të cilin i kishte katër ndeshje, pa arritur të shënojë.
Kurse, me U-21 të Zvicrës i ka zhvilluar 15 ndeshje dhe i ka shënuar 2 gola. /Gazeta Express