Milaim Zeka: Është arritur marrëveshja VV-LDK, ky është ministri i brendshëm
BILLI
Lexo edheZeka: Isa Mustafa nuk e dëshiron koalicionin me Vetëvendosjen, PDK-së i konvenon kjo situatë
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se është arritur marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka ka treguar edhe se kush do të jetë Ministër i Punëve të Jashtme.
“Edhe Ministri i Punëve të Brendshme do jet nga LDK-ja, me gjase Nehat Idrizi nga Gjilani. Pak ka rendesi kjo. E rendesishme eshte qe do te kemi nje qeveri…”, ka shkruar Zeka.
Ndryshe, Nehat Idrizi, dje ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Lexo edheZeka: Isa Mustafa nuk e dëshiron koalicionin me Vetëvendosjen, PDK-së i konvenon kjo situatë
Në mbledhjen KGJK-së të mbajtur të enjten, kryesuesi Skënder Çoçaj tha se Idrizi ka paraqitur dorëheqje nga pozita e anëtarit në Këshill, e ku në tekstin e dorëheqjes ka theksuar se kjo dorëheqje ka të bëj me arsye personale.
Nehat Idrizi ka qenë edhe kryesues i këtij Këshilli./Express