Milaim Zeka ‘çmendet’ pas Luana Vjollcës, ka disa fjalë për të

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, është takuar me këngëtaren dhe prezantuesen nga Shqipëria, Luana Vjollcën. Me këtë rast, dyshja ka shkrepur një fotografi.
Zeka e ka shpërndarë në Facebook foton me Luanën duke e shoqëruar me disa komplimente për të.
“Vetëm Zoti ka ditë me falë kaq të mençme dhe të bukur”, ka shkruar Zeka.

Lexo edhe“Teta Gjyli” i Stupcave dhuron show te Shpetim Desku
Zeka kohë më parë ishte pyetur në një emision televiziv se a do të donte të kalonte një natë me këngëtaren Fjolla Morina apo me Luana Vjollcën, ku ishte përgjigjur se kjo e fundit është yll dhe se Zoti e ka pikturuar me kujdes.
“Absolutisht me Luana Vjollcën sepse për mua është një yll, është njeri super pozitiv dhe rrallë gjen kombinim aq të mirë që të jesh edhe e bukur, edhe e mençur. Gjithçka e ka perfekte. Zoti e ka vizatuar avash avash Luanën”, ishte shprehur Zeka.
Kujtojmë se Luana para disa ditësh ka festuar ditëlindjen e saj të 28’të ku edhe ka publikuar këngën e saj më të re si dhuratë për fansat e saj që janë të shumtë./GazetaExpress














