Mijëra euro për sigurinë e punëtorëve, Trepça siguron pajisje mbrojtëse
dp

Lexo edheEnver Hoxhaj publikon marshin madhështor të UÇK-së të vitit 1999: Historia na thërret sërish, Kosova marshon përsëri

Trepça SH.A. ka dhënë kontratë për furnizim me mjete mbrojtëse në punë, me vlerë të përgjithshme prej 122 mijë e 625.50 eurosh.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, procedura është zhvilluar për furnizimin me pajisje mbrojtëse për punëtorët në lokacionet e Trepçës, përfshirë Minierën me Flotacion në Stantërg, Minierën me Flotacion në Kizhnicë, Artanë dhe Fabrikën e Pajisjeve të Procesit, shkruan IndeksOnline.
Kontrata i është dhënë kompanisë Agron Commerce SH.P.K., me seli në Mitrovicë, pasi në procedurë ishin pranuar dy oferta.

Lexo edheEnver Hoxhaj publikon marshin madhështor të UÇK-së të vitit 1999: Historia na thërret sërish, Kosova marshon përsëri
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 130 mijë e 520 euro, ndërsa oferta e përgjegjshme me çmimin më të ulët ishte ajo prej 122 mijë e 625.50 eurosh.
Kontrata është dhënë më 10 shtator 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 11 shtator 2026./IndeksOnline/