Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
dp

Lexo edheBanerët me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin vendosen në Likoshan para verdiktit të 16 shtatorit

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Krasniqi ka bërë të ditur se vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse policor
“Rreth orës 17:20, nga QKMF Malishevë kemi pranuar informatën se një person është dërguar pa shenja jete. Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur menjëherë rastit, ku dyshohet se një person mashkull i moshës madhore, në fshatin Ngucat të Malishevës, duke punuar ka rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse policore. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim me të po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore.”, ka deklaruar Krasniqi.

Lexo edheBanerët me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin vendosen në Likoshan para verdiktit të 16 shtatorit
Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa në koordinim me të po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore.