BallinaLajmeMickovski: Studentët e jurisprudencës mund ta japin provimin në gjuhën shqipe

Mickovski: Studentët e jurisprudencës mund ta japin provimin në gjuhën shqipe

Të ngjajshme

Ndërrimi i orës, akrepat lëvizin para nga 02:00 në 03:00

Nga sot fillon llogaritja verore e kohës. Në mesnatën mes...

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve

Kosova ka shënuar përparim në uljen e vdekshmërisë së...

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast”, kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me provimin e jurisprudencës që studentët e juridikut kërkuan që të jetë edhe në gjuhën shqipe.

Sipas kryeministrit, nëse ka kërkesa që provimi të jetë edhe në gjuhën shqipe, si e tillë duhet të lejohet.

Studentët e juridikut dorëzuan peticion në Ministrinë e Drejtësisë, Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendin e RMV-së dhe Qeverinë e RMV-së që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, ndërkohë që nga Ministria e Drejtësisë thonë se Ligji për Provimin e Jurisprudencës nuk parashikon dhënien e provimit në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.

Kritika ndaj njëra-tjetrës pati edhe mes pozitës dhe opozitës shqiptare./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz