back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaBotëMeta: Turizmi në Shqipëri është keqshfrytëzuar

Meta: Turizmi në Shqipëri është keqshfrytëzuar

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në takimin e organizuar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fierit, ku u diskutua në lidhje me platformën e LSI-së për zhvillimin e turizmit.

Në fjalën e tij, Meta vuri në dukje potencialet e pazhvilluara të turizmit në Qarkun e Fierit, por edhe në të gjithë vendin, duke e cilësuar turizmin si një nga degët më kryesore që do të ndihmojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

“Turizmi është një nga shtyllat më të rëndësishme dhe ende në fillimet e veta të shfrytëzimit si potencial zhvillimi i qëndrueshëm i vendit tonë. Madje, jo vetëm që është ende në fillim të shfrytëzimit, por kryesisht është keqshfrytëzuar. Po të shohim të gjithë qarqet kryesore të Shqipërisë, qarku që është më mbrapa në zhvillimin e turizmit praktikisht është Qarku i Fierit, ku potenciali është i jashtëzakonshëm dhe është tërësisht i fjetur”, tha Meta, duke shtuar se krahas turizmit bregdetar dhe malor, duhet punuar më shumë për promovimin e turizmit kulturor.

“Na duhet të promovojmë edhe vlerat tona kulturore. Këtë park të jashtëzakonshëm arkeologjik të Apolonisë, parkun e Butrintit dhe gjithë pasuritë e tjera kulturore, sepse në fund fare identiteti kulturor është pjesë shumë e rëndësishme e identitetit kombëtar dhe jo vetëm kaq, por ne shohim që këto pasuri kulturore, kur ruhen, kur restaurohen, dhe njëkohësisht kur shoqërohen edhe me një infrastrukturë mbështetëse, padyshim që prodhojnë një mirëqenie për komunitetin në radhë të parë, por edhe për të gjithë vendin”, theksoi Meta.

Krahas kësaj, Kryetari i LSI-së theksoi se zhvillimi i turizmit në vend do të prodhonte një mirëqenie më të mirë për qytetarët e vendit dhe për këtë i duhet dhënë një shans të gjithëve. “Zhvillimi i turizmit prodhon mirëqenie për të gjithë në mal, në det, në zonat këtu përreth edhe kudo. Dhe ne kemi interes që t’i japim një shans të gjithëve dhe zhvillimi i turizmit na ndihmon për këtë gjë”, nënvizoi Meta./ Tch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz