Meta firmos anulimin e zgjedhjeve
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se me vendimin e anulimit të zgjedhjeve Ilir Meta humbi të drejtën që të qëndrojë në atë zyrë dhe se kjo çështje është në shqyrtim.
Sot kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, duke mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me anulimin e zgjedhjeve.Përpara medieve, Ilir Meta firmosi sot vendimin për dekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me argumentin se shtyrja e zgjedhjeve nuk krijon vakum në qeverisjen vendore, ndërsa shtoi se ky vendim është mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike.
Kreu i shteti deklaroi në konferencën e gjatë për shtyp, se zgjedhjet vetëm me mazhorancën cenojnë pluralizmin politik, ndërsa tha se zhvillimi i zgjedhjeve në kaos mund të çojë në konflikt civil, raportin Top Channel.
Lexo edheZhduket nëna e dy fëmijëve nga Podujeva, kush e ka parë lajmërohuni në këtë numër
Ai ka kërkuar që të vendoset dialogu politik dhe palët të gjejnë dakordësi, ndërkohë që iu ka bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve për zgjidhjen e kësaj krize politike.














